SHËRBIMET TONA

Auditim, Kontabilitet, Financa & Konsultim

Ne ofrojmë shërbime profesionale të auditimit, kontabilitetit, financave dhe konsultime për kompanitë brenda dhe jashtë Kosovës.

Shërbimet tona janë:
• Regjistrimi i biznesit,
• Regjistrimi i faturave dhe transaksioneve tjera,
• Deklarimi i tatimeve dhe informatave tjera,
• Raporte mujore, tremujore dhe vjetore,
• Raporte te brendshme sipas kerkesave,
• Perpilimin e pasqyrave financiare,
• Konsulta.

Ne si kompani mundësojmë që me shërbimet tona të përputhen me nevojat e veçanta të secilit klient, sepse besojmë që secili biznes të shërbehet në nivel të lartë sipas specifikës me industrinë që operon.

Ekipi ynë i ekspertëve të kontabilitetit është i dedikuar të sigurojë informacione të sakta dhe të besueshme financiare, në mënyrë që ju të mund të llogaritni kur merrni vendime për biznesin tuaj.

01 >

Kontabilitet

Shërbimet tona të kontabilitetit për kompanitë kosovare përfshijnë regjistrimin e faturave dhe transaksioneve, plan të personalizuar buxhetor, informacion dhe raportim të sinqertë për të ndihmuar në vendimmarrje. Ne po ashtu shqyrtojmë raportet për çdo muaj, tremujor dhe vit. Ne përdorim e-service për t’ju ofruar shërbime në kohë reale. Po ashtu bëjmë përpilimin e pasqyrave financiare (SKK, SNK) dhe implementimin e sistemeve të kontabilitetit. 

02 >

Auditim të jashtëm

Ne ofrojmë auditim të jashtëm sipas kërkesave ligjore dhe Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit. Japim rekomandimet e duhura duke u bazuar në njohuritë e ambientit biznesor dhe rreziqet e përgjithshme, analizën e detajuar të pasqyrave financiare, kontrolleve të brendshme dhe biznesit në përgjithësi.

03 >

Vlerësim i aseteve

Njohuria e vlerës së vërtetë të aseteve paraqet pasqyren reale te biznesit, menaxhimin e rreziqeve të mundshme, në raportimin e drejtë të pasqyrave financiare dhe kjo ndikon direkt në rritjen e mundësive për investime nga investitorë potencialë. Mbivlerësimi ose nënvlerësimi i aseteve mund të rezultojë me tatime shtesë dhe zakonisht me interesa dhe gjoba të tjera. Ne bashkēpunojmë me partnerë të jashtëm të licensuar për vlerēsimin dhe rivlerēsimin e aseteve të kompanive.

04 >

Auditim të brendshëm

Ekipi ynë profesional ofron shërbime të auditimit të brendshëm në industri të ndryshme. Nga rezultatet e nxjerra, ju keni gjithë informacionin për qasje të plotë në të gjithë sektorët, metodat e duhura për menaxhim efikas, ngritje të aftësive profesionale në sektorë të caktuar, aftësi të pavarur për të vlerësuar dhe ndihmuar në implementimin e kontrolleve të brendshme si dhe ekuilibrim të sektorëve në menaxhimin e duhur të kompanisë.

05 >

Shërbimet për tatime

Sektori ynë i tatimeve ofron planifikim të duhur të tatimeve dhe përgatitjen e deklaratave tatimore: në të ardhurat e korporatave dhe bizneseve individuale, TVSH, paga dhe kontribute pensionale, qira, deklarata tjera, përfaqësimi para ATK-së si dhe përgatitja e kërkesave për të gjitha nivelet e autoriteteve institucionale. Po ashtu u ofrojmë bizneseve këshillat më të mira tatimore, si dhe informim në kohë për ndryshime ligjore.

06 >

Shërbime të konsulencës

Shërbimet tona ndihmojnë në perfomancën e biznesit tuaj duke ulur kostot, përmirësuar efikasitetin e dhënies së shërbimeve në kohë reale përmes mundësive shtesë të tekonologjisë. Ne ndihmojmë në themelimin e kompanisë. Ofrimi i konsulencës sonë ka një rëndësi të madhe në zhvillimin e shëndoshë të kompanisë. Gjithashtu ofrojmë konfidencialitet të plotë me dispozitë të veçantë ligjore në kontratën e nënshkruar. Konsulenca jonë ofron një pasqyrë të qartë në menaxhimin financiar të biznesit tuaj, për të qenë në harmoni me të gjitha dispozitat ligjore, standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit, si dhe në menaxhimin e rrjedhjës së parasë sipas prioriteteve gjatë operimit të biznesit tuaj.

Auditim, Kontabilitet & Konsultim

Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë kontabilitetin, planifikimin dhe përgatitjen e taksave dhe pasqyrave financiare, auditimin e jashtëm e të brendshëm dhe shumë më tepër.